Të fundit

Kurti: Këtë të diel mbahen zgjedhjet në 43 qendra të LVV-së

Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se këtë të diel do të mbahen zgjedhjet e brendshme në 43 Qendra të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti njoftoi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, se në 43 qendra mbahen zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në 26 qendra të tjera mbahen zgjedhjet për udhëheqës të qendrave.

Njoftimi i plotë i Albin Kurtit:

25 shtatori i kësaj të diele është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Zgjedhje të brendshme për struktura të reja.

Në 43 Qendra të Lëvizjes mbahet procesi zgjedhor për Kryetar të LVV-së, Kryetare të GVV-së dhe Kryetar të RVV-së. Ndërkaq, në 26 Qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave tona në Kosovë.

Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e VETËVENDOSJE!-s e të Republikës sonë.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci