Të fundit

Qeveria vazhdon masat emergjente të furnizimit me rrymë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji. Në mbledhjen e 98-të, Qeveria ka marrë vendim duke i propozuar Kuvendit zgjatjen e masave “me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme”.

Sipas njoftimit nga Qeveria, zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike.

“Mungesa e energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare”, thuhet në vendim.

Vendimin e fundit për masat emergjente të furnizimit me rrymë, Qeveria e mori në fillim të gushtit. Pak ditë më pas, Kuvendi miratoi ato.

Masat e marra atë kohë ishte paraparë të mbesin në fuqi për 60 ditë pas aprovimit të Kuvendit.

Masat e emergjencës ndër tjera përfshijnë: Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci