Të fundit

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dhëndrit të Liburn Aliut dhe gjashtë të tjerëve në rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj, ua ka caktuar masën e paraburgimit shtatë të arrestuarve në aksionin policor “Brezovica”, i cili u zhvillua të mërkurën.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Gjykata njofton se B.L., është i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit.

SH.SH., dhe S.S.1, janë të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit; falsifikimi i dokumenteve zyrtare; gjithashtu,

SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit; keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit.

G.B, dhe A.Ç., të dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit.

L.V. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit.

G.S. dhe S.S.2, të dyshuar për shkak të veprës penale në vazhdim fajdeja në bashkëkryerje, gjithashtu,

G.S., i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit; ushtrimi i ndikimit dhe pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare.

“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë faze”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) të dyshuarve: B.L., SH.SH., G.B., S.S.1, L.V., G.S., dhe S.S.2, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci