Të fundit

Getinjo për këngën e Mozzik: Kam qarë si fëmijë

Reperi Mozzik është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Të dua”, një dedikim për vajzën e tij, Hanën.

Lidhur me tekstin prekës të këngës, ka reaguar edhe vëllai i reperit. Getinjo shkruan se ka qarë si fëmijë me këngën e Mozzik.

“Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”

Në këtë këngë reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci