Të fundit

Vuçiq tregon se si mund të përjashtohet Rusia nga OKB-ja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur para mediave për rezultatet e vizitës dhe pjesëmarrjen në punën e Kombet e Bashkuara në New York.

Vuçiq tha se mbrëmë ka qenë një darkë joformale ku ka biseduar me shumë liderë. Siç ka thënë ai, kanë biseduar për tema të ndryshme.

Ai theksoi se është e rëndësishme që “ne të diskutojmë gjithçka me amerikanët”, raporton b92.

Siç tha ai, ai është pothuajse i sigurt se Perëndimi do të përpiqet të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe se kjo do të ishte katastrofë për Serbinë.

“Serbia nuk do të votojë për diçka të tillë, për kufizimin e të drejtës së vetos apo përjashtimin e Rusisë. Ne nuk kemi asnjë dilemë. Ata kanë nevojë për një shumicë prej dy të tretash për këtë. Ata gjithashtu mund t’i referohen faktit që Rusia nuk është pasardhëse ligjore e BRSS. Por mendoj se ka një nen në Aktin 108, të cilin shoh se ata po përgatiten ta shfrytëzojnë. Kjo do të ishte një përmbysje e rendit juridik ndërkombëtar. Për një nga ato vendime do të duhet që Kina të ambstenojë gjatë votimit. Zoti e di se çfarë ata mund të bëjnë. Nuk është as larg dhe as e pamundur. Për ne do të ishte një fatkeqësi. Sigurisht për shkak të Kosovës”.

Në fund, Vuçiq tha se “Kohë të vështira dhe një barrë e madhe përpara nesh”

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci