Të fundit

Gola: Jam i shokuar me mësimdhënësit

Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola, ka thënë se ka një barrikadim nga ana e SBASHK-ut sa i përket grevës në arsim.

Ai tha se ka është i shokuar, pasi shprehet se ka pritur një ndjeshmëri më të madhe të mësimdhënësve në raport me fëmijët.

“Unë mendoj që pernime ka një barrikadim edhe për besën jam pak i shokuar. Kam pritur një ndjeshmëri më të madhe bre prej mësimdhënësve në raport me fëmijë. Por, nuk e di ndoshta pikënisja është e gabume, se po nisem edhe prej vetes. Por, ndoshta edhe duhet me e kuptu pozicionin që ata janë”, tha ai në T7.

Deputeti i VV-së ka shtuat se ka pritur më shkumë nga mësimdhënësit dhe sindikalistët.

“Edhe nëse është komplet ligjore kjo mënyrë e përdorimit të fëmijëve në asketin sindikal. Unë ju h=thash që ka shumë gjana ligjore, por që nuk janë të drejta. SI të duash, moralisht, por edhe shumë të tjera. Andaj sidomos në sferën e arsimit gjanat që janë ligjërisht të lejume, por moralisht diskutabile. Kam pritë shumë reflektim prej mësimdhënësve. Nuk po bëjë demagogji. Kam pritë shumë edhe prej sindikalistëve”, tha ai.

Ai ka shtuar se ka besuar prej të gjithëve atyre që kanë shqetësim fëmijët më së keqi ndihen mësimdhënësit, por sipas tij një gjë e tillë nuk del të jetë kështu.

“Unë pernime jam pak i shokuar. Njëfarë ndjeshmërie, njëfarë lloj sentimeti pedagogjik, njerëzor në raport me fëmijën”, tha deputeti Gola.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci