Të fundit

Të rinjtë shqiptarë që jetojnë me familjet, më të paktë se serbët e grekët

Koncepti është ai i “të rinjve të rritur”, ku përfshihet mosha 25 deri më 29 vjeç dhe fenomeni, është ai i të jetuarit ende me prindërit, në të njëjtën shtëpi.

Për këtë, nuk ka diskutim se Ballkani shquhet dhe Shqipëria e Kosova, domosdo e kanë tepër të përhapur fenomenin, veçse jo sa mund të mendohet!

Sipas publikimit të fundit nga instituti evropian i statistikave, Eurostat, rekordin në rajon e mban një prej vendeve të Bashkimit Evropian, Kroacia, në të cilën 79.7% e kësaj grupmoshe, jetojnë ende me familjet e tyre.

Ndërsa, Shqipëria e Kosova, renditen më poshtë, përkatësisht në vendin e pestë dhe të tetë.

Shqipëria, me 72.8%, lë pas Malin e Zi, Serbinë dhe Greqinë, të cilat në shifra janë respektivisht në kuotën e 78.8%, 76.4% dhe 72.9%.

Kosova nga ana tjetër, është e renditur edhe më mirë, pasi lë pas si Maqedoninë e Veriut, në të cilën 71% e të rinjve jetojnë me prindërit, ashtu edhe një vend të madh të BE-së, Italinë, ku 69.8% e të rinjve jetojnë me familjet.

Në Kosovë, shifra ndalet në 68.6%.

Një vend më poshtë, në të nëntin, renditet Portugalia me 68.1% dhe dhjetëshen e përmbyll Sllovakia me 67.4%.

Sipas vetë Eurostat, fenomeni është më së shumti i përhapur në Evropën juglindore.

Parasysh për këtë anketim ndërkaq, është marrë vendbanimi aktual i grupmoshës 25-29 dhe jo gjendja civile ku ata janë të regjistruar.

Pra, shifrat janë më se të vërtetuara dhe reale.

Në kuota shumë më të ulëta ndërkaq, radhiten shtetet nordike, si edhe fuqitë e mëdha si Gjermania apo Franca, ku të rinjtë që në moshë të hershme, preferojnë të jetojnë më vete nga familja. /Albanianpost.com

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci