Të fundit

Noizy dhe Cllevio flasin për herë të parë në mes vete publikisht

Reperët e njohur, Noizy dhe Cllevio lirshëm mund të thuhet se kanë qenë dy nga personazhet më të komentuar të këtij viti.

Ata muaj më parë u përfshinë në një përleshje fizike, e më pas rrodhën një sërë ngjarjesh të tjera interesante.

Të njëjtit tashmë i kanë dhanë fund përfundimisht ‘luftës’ së tyre, ndërkohë që Kleviol Ahmeti (emri i vërtetë) i kërkoi falje publikisht për sharjet dhe fyerjet që ia ka bërë përmes rrjeteve sociale.

Reperët së fundmi janë shfaqur për herë të parë në një live së bashku, ku kanë folur për shumë gjëra.

Në këtë mes, Cllevio ka kërkuar që të realizojë një bashkëpunim me Rigels Rajkun (emri i plotë) për shkak të sukseseve e famës që gëzon.

“Njerëzit e kanë ëndërr që ta shohin Noizyn. Unë po flas si publik. Po them është Noizy, Stresi dhe Finemi treshja për muzikë. Noizy është largpamës, pas 15 viteve është sikur Jay Z, nuk është se do të merret shumë me muzikë. o të jetë Finemi në muzikë”, ka thënë ai.

“Unë e dua një këngë me Bellën këtu, dua t’i rrëmbej klikimet. I dua vetë lekët unë Noizy”, shtoi më tej artisti.

https://www.youtube.com/watch?v=2831J-JmnTs

Presim në vazhdim nëse realisht do të ketë një bashkëpunim nga dyshja e famshme.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci