Të fundit

Mirena i reagon Ferajt: Qenie e ndyer, paramendoni kush e këshillon Kurtin

Publicisti Ilir Mirena e ka quajtur “qenie të ndyer” Hysamedin Ferajn, këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, i cili përdori gjuhë të rëndë ndaj Ramush Haradinajt, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Qenie e ndyer duhet të jesh me shtru dilema se pse nuk u vrave ti në luftë po Luan Haradinaj, vëllai, që t’vramë ti e ke bartur n’shpinë nëpër male. Duhet të jesh qenie si Hysamedin Feraj! Paramendoni, ky i jep këshilla dhe e influencon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin…”, ka shkruar Mirena në rrjetin social Twitter.

Feraj tha të hënën se Haradinaj është mirë të japë përgjigje në pyetjen: ‘Pse nuk e ka vrarë [Serbia] Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij?’.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, ka thënë Feraj.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci