Të fundit

Armend Muja zgjedhet kryetar i LVV-së në Mitrovicë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka marrë një pozitë të rënëdishme në pozitë pasi të hënën është zgjedhur kryetar i degës së LVV-së në Mitrovicë, raporton Paparaci.

Lajmin e konfirmoi Qendra e LVV-së në Mitrovicë përmes Facebookut.

Përveç tij, edhe deputetja Arjeta Fejza është zgjedhur kryetare e Gruas së LVV-së në këtë komunë.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim: Kryetar i qendrës është zgjedhur, Armend Muja. Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza. Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rezultatet e votave në degën e LVV-së në Mitrovicë u publikuan të hënën, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve që ishin të dielën.

LVV-ja dje ka rizgjedhur Albin Kurtin lider të partisë edhe për katër vite të tjera, kurse Albulena Haxhiu u bë kryetare e Gruas së LVV-së.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci