Të fundit

Kusari-Lila: Edhe nëse merret vendimi për liberalizim, vitin tjetër lëvizim pa viza

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila  ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Ndonëse thotë se gjasat janë realë që Kosova ta marrë vendimin pozitiv këtë vit, ajo sqaron se tek vitin tjetër kosovarët mund të lëvizin të lirë.

Zgjatja e këtij procesi, sipas Kusari-Lilës mund të ndodh për shkak se së pari merret vendimi e pastaj fillon zbatimi i tij dhe se duhet që të përfundojnë shumë çështje teknike  e të njoftohen shtetet anëtare.

“Gjasat janë reale megjithatë janë gjasa të cilat nga ana jonë janë vlerësuar edhe më herët që janë plotësuar të gjitha kushtet ndërsa varet nga një mekanizëm tjetër jashtë nesh për të përcaktuar procesin final të liberalizimit të vizave”.

“Duhet të kemi parasysh që edhe nëse ka një vendim deri në fund të vitit liberalizimi ndodh tek vitin tjetër sepse është një procedurë kohore drejt shpërndarjes së materialeve natyrisht edhe çështjeve teknike që lidhen me sistemet kufitare e të gjitha vendeve që janë pjesë e sistemit, prandaj që të mos kemi ngritje të shpresave që në fund vit mund të udhëtohet pa viza kjo është një proces që së pari merret vendimi e pastaj fillon zbatimi i tij që merr edhe disa muaj kohë”, tha Kusari-Lila për EO.

Gjatë së hënës është raportuar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci