Të fundit

Sulm i gjerë kibernetik ndaj përdoruesve të telefonisë në Australi

Pas një sulmi masiv kibernetik në rrjetin e madh telefonik australian “Optus”, që goditi të dhënat e 9,8 milionë qytetarëve, qeveria federale ka planifikuar marrjen e masave për të lejuar kompaninë të ndajë me bankat të dhënat e përdoruesve të prekur nga ky dhe sulme të tjera, në mënyrë që ato të marrin masa paraprake kundër mashtrimeve të mundshme.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Clare O’Neil tha se kishte zhvilluar një takim me zyrtarë të shërbimeve sekrete.

“Departamenti i Sinjalit Australian të planifikojë masa në mënyrë që bankat dhe institucionet e tjera financiare të njoftohen menjëherë për shkelje të rëndësishme të të dhënave që prekin klientët e tyre. Kompanitë australiane duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur të dhënat e klientëve të tyre”, tha ai.

Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë vërtetësinë e një postimi që kërcënon të shesë të dhëna në internet nëse “Optus” nuk paguan një shpërblim prej një milion dollarësh.

Policia federale njoftoi se është në dijeni të raporteve se të dhënat e vjedhura dhe kredencialet e përdoruesve të “Optus” mund të shiten përmes një sërë platformash

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci