Të fundit

Shiti asete në Mal të Zi e Bosnje, krimet ekomomike e kapin në flagrancë mashtruesin

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës-Krimet Ekonomike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), sot ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje personin me inicialet Sh.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, sipas KPRK-së.

Personi i lartcekur dyshohet se, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumente të rrejshme dhe duke përdorur nënshkrimin e personit zyrtar të AKP-së, kinse si person zyrtar i autorizuar nga kjo Agjenci, nga viti 2019 e deri në vitin 2022, ka bërë shitjen e aseteve që ndodhen në Bosnje e Hercegovinë dhe në Malin e Zi, ku me këto veprime i dyshuari ka kryer veprat penale të lartcekura.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokurori i çështjes do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.

“Po ashtu, në këtë është çështje penale me urdhër të prokurorit është sekuestruar një (1) veturë, një (1) telefon, para në vlerë prej 900€ (nëntëqind) euro dhe prova të tjera të cilat do të shërbejnë në procedurë”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të sqarimit në plotëni të kësaj çështjeje penale”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci