Të fundit

Bajrami: Kurti njëherë u vetërrëzua në një mëngjes, mund ta bëjë sërish

Ish-ministrja e Arsimit gjatë Qeverisë Kurti 1, Hykmete Bajrami, tha se kryeministri Albin Kurti mund ta rrëzojë vetëm veten.

“Për besë, kurrkush përpos Albin Kurtit nuk po flet për ndaljen e kësaj qeverie”, tha Bajrami në Frontal të T7.

Ajo tha se “të vetmit që flasin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, janë Qeveria Kurti”.

“Opozita nuk flet, sepse opozita nuk i ka numrat”, tha Bajrami.

“Qysh ka mundësi që tjerët të provojnë ta rrëzojnë Z. Kurti? Nuk kemi shansa me e rrëzu. Edhe me dashtë me e rrëzu sot, nuk kemi mundësi”, shtoi ajo.

Bajrami tha se fjalët e Kurtit se dikush mund ta rrëzojë, duhet të kuptohen si “sinjal që ai është duke mendu me u vetërrëzu”.

“Z. Kurti mundet me e rrëzu veten dhe sa herë që flet ai për një rrëzim potencial, ne duhet ta kuptojmë, ta marrim si sinjal që ai është duke mendu me u vetërrëzu sepse nuk po mundet t’i kryejë punët”, tha Bajrami.

Deputetja e LDK-së tha se Kurti njëherë “ka pasë dëshirë” të vetërrëzohet “dhe është vetërrëzu”. Kështu – thotë ajo – “nuk do të ishte kurrfarë befasie” që të ndodhë diçka e tillë “në një mëngjes”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci