Të fundit

Osmani: Njohja reciproke, e vetmja zgjidhje që çon drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja zgjidhje që çon drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë dhe se gjysmëzgjidhjet i japin hapësirë të mjaftueshme Serbisë që të vazhdojë të afrohet më shumë me Rusinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga New York’u ku ndodhet për takime në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja e Kosovës tha se forcat politike në Kosovë duhet të jenë të bashkuara në lidhje me politikën e jashtme ndaj Serbisë. Lidhur me asociacionin e komunave serbe, zonja Osmani tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo atë që është nënshkruar në Bruksel, si edhe se Serbia vetë nuk ka zbatuar rreth dy të tretat e marrëveshjeve që ka nënshkruar.

Osmani përsëriti qëndrimin kundër Ballkanit të Hapur, për shkak se Kosova nuk ka mundësi që të anëtarësohet si e barabartë. E pyetur për marrëdhëniet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Osmani tha se politikanët shqiptarë nga çdo vend ku janë, nuk duhet të justifikojnë veprimet dhe politikat e Serbisë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci