Të fundit

Analistët përplasen për “It’s my Home”

Në “Pressing” të T7 ka pasur një përplasje mes Zana Avdiut e Azem Deliut lidhur me debatin për “It’s my home”.

Deliu tha se ka pasur një emision në RTK për kulturë, derisa shtoi se në kulturë nuk ka audiencë të madhe.

“Mos u sillni sikur e dëgjoni Betovenin në radio në kerr”, tha Deliu.

I ashpër ishte reagimi i Zana Avdiut, e cila tha se “qikjo qasje është unë jam qitu nalt, e po i shoh tjerët jeni në fundin e tokës”.

“Shijen nuk mundesh me kontrollu as diktu”, tha Avdiu.

Ajo tha se me emisionin e tij, Deliu nuk ka ofruar “diçka kualitative”.

“Nuk po i shaj njerëzit që po e këqyrin këtë emision në vend të këtij emisioni. Vec po them nëse ti kërkon përmbajtje elitare, edukative, kulturore e kur të ofrohet e ndërron kanalin edhe tani del e shan se po të ofron di٣ka tjetër, sepse ti qata po e lyp”, tha Deliu.

“S’paska qenë aq edukative, kulturore saqë me ia përmbush dëshirat krejtve”, tha Zana Avdiu.

Deliu i reagoi Avdiut duke i thënë “mos bre Zanë, se s’është qashtu,e din ti se s’është qashtu, mos bo hajgare”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci