Të fundit

Ymeri: VV nuk e publikoi pjesëmarrjen e përgjithshme në zgjedhje të brendshme

Të dielën e 25 shtatorit, partia në pushtet ka zhvilluar zgjedhjet e brendshme, ku për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk pati kundërkandidat.Siç është deklaruar nga LVV-ja, ky ka qenë qëndrimi i të gjithë anëtarëve të partisë.

Megjithatë, analisti, Visar Ymeri, ka thënë se një prej të dhënave më të rëndësishme për një proces zgjedhor është publikimi i pjesëmarrjes së përgjithshme, që sipas tij, LVV-ja nuk e ka bërë.“Deri tani VV nuk e ka publikuar pjesëmarrjen e përgjithshme që është një prej të dhënave të rëndësishme për një proces zgjedhor”, ka thënë Ymeri.

I ftuar të emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se argumenti të cilin e përdor VV-ja që mungesa e një kundërkandidati në një garë jo domosdoshmërisht tregon që ka mungesë demokracie.

“Kjo sepse vendosja e një kandidati vetëm sa për sy e faqe dhe për të plotësuar një kriter formalisht të demokracisë nuk është që e sjellë demokracinë në vete”.

Sa i përket zgjedhjes së kryetarit të kësaj partie, Ymeri ka thënë se “nuk ka pasur rrugë tjetër”.“Çështja është se sa prej kryetarëve të degës tash do të jenë gra në VV. Dhe çështja tjetër është që janë deklaruar deri tash përqindjet e votave nga Kurti për kryetar nga Haxhiu për kryetare të gruas nga zotëri Behar për kryetar të rinisë, por nuk tregohet pjesëmarrja e përgjithshme e anëtarëve”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci