Të fundit

Referendumi historik, Zvicra rrit moshën e daljes në pension për gratë

Përmes një referendumi dhe me një diferencë të ngushtë prej 50.06 për qind, zviceranët votuan pro rritjes së moshës së pensionit për gratë nga 64 në 65 vjeç.

Bëhet fjalë për ndarjen më të madhe gjinore në historinë e referendumeve zvicerane, me gratë që kanë nisur tashmë protestat në rrugë.

Reforma e parë e pensioneve në 25 vjet synon të stabilizojë fondin e pensionit për disa nga vitet e ardhshme.

Të majtët, sindikatat dhe shoqatat e grave e kishin refuzuar rritjen. Sipas tyre, së pari duhej garantuar që gratë të fitonin po aq sa burrat.

Barbara Gysi, këshilltare kombëtare e Partisë Social-Demokrate, deklaroi në një fjalim televiziv se, rezultati i referendumit është një humbje për ato gra që punojnë shumë, kanë një pagë të ulët dhe nuk mund të vendosin vetë kur të tërhiqen.

Nga ana e saj, qeveria ka argumentuar se stabiliteti i fondit të pensionit është në rrezik pasi gratë e lindura në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore po arrijnë moshën e pensionit dhe pritshmëritë për jetën po rriten.

Gjithashtu, një rritje e TVSH-së nga 7.7 në 8.1 për qind pritet të garantojë të ardhura të mjaftueshme për fondin në fjalë. Për këtë hap votuan pro 56 për qind e votuesve.

Kurrë më parë nuk kishte pasur një dallim kaq të theksuar mes burrave dhe grave në një votim. Burrat votuan 28 pikë përqindje më shumë në favor të rritjes së moshës së pensionit për gratë, sesa vetë gratë, duke shënuar hendekun më të madh gjinor në një referendum në Zvicër./Euronews.al

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci