Të fundit

Qëlloi për vdekje 11 fëmijë, kush është autori i masakrës në Rusi

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur 24, thonë zyrtarët rusë. Mes viktimave ishin 11 fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën më 1000 nxënës në qytetin e Izhevsk.

Personi i armatosur sipas mediave të huaja, ishte nxënës i kësaj shkolle dhe pasi kreu krimin vrau dhe veten, shkruan BBC.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, nxënësit dhe arsimtarët janë alarmuar ndërsa kanë vrapuar për t’i shpëtuar sulmit me pasoja fatale.

Mes të vdekurve ishin 11 fëmijë dhe katër të rritur, duke përfshirë dy roje sigurie dhe dy mësues, sipas komitetit hetimor të Rusisë.

Stafi dhe nxënësit janë evakuuar nga ndërtesa e shkollës e cila është në qendër të Izhevsk, një qytet me rreth 650,000 banorë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci