Bill Gates është më së shumti i njohur për Microsoft-in, gjigantin teknologjik që e ka bërë atë një nga njerëzit më të pasur në botë.
Megjithatë, Gates ka qenë shpesh subjekt i teorive të pabaza të konspiracionit – nga pretendimi se ai përdori vaksina për të implantuar çipa gjurmues te njerëzit, deri te një plan për të bllokuar disi rrezet e diellit me qëllim ngadalësimin e ngrohjes globale. Të gjitha këto janë të pavërteta.
Pavarësisht thashethemeve, Gates ka qëndruar kryesisht jashtë skandaleve mediatike, por një arrestim për kundërvajtje në rininë e tij i ka mbetur “njollë”.
Mugshot of Bill Gates, who was arrested in Albuquerque for running a stop sign and driving without a license. 1977 pic.twitter.com/Dh4qHV45gX
— History Photographed (@HistoryInPics) January 21, 2014
Në vitin 1977, Gates ishte arrestuar për një shkelje të paspecifikuar në trafik në Albuquerque, New Mexico, për arsye që ende janë të paqarta për mediat.
Natën e 13 dhjetorit 1977, policia e Albuquerque e kishte dërguar në paraburgim miliarderin. Fotografia e tij pas arrestimit qarkullon ende në internet.
Dyshohet se Gates ishte arrestua për drejtimin e mjetit pa patentë shofer, raportojnë mediat.
Pavarësisht nga rrethanat, një gjë që bie në sy është indiferenca e Gates ndaj ngjarjes. Ai shihet duke buzëqeshur në fotografinë e shkrepur në polici.