Të fundit

Një burrë në Rusi e djeg veten me benzinë në mes të qytetit

Pas urdhrit të Putinit për mobilizim të pjesshëm në Rusi, qytetarët kanë organizuar protesta masive.

Ata që nuk kanë arritur të largohen nga vendi, po përpiqen në çdo mënyrë të shmangin shkuarjen në luftë.

Këtë e dëshmon një raportim i portalit tl pavarur rus Meduza, i cili raporton se një burrë në Ryazan, në perëndim të Rusisë, i ka vënë flakën vetes në shenjë proteste kundër mobilizimit.

Një videon e publikuar nga gazeta shihet akti i rëndë i kryer nga një burrë në mes të qytetit.

Një dëshmitar tha se burri që i vuri flakën vetës “tha se nuk donte të shkonte në luftë”. 

Në një video tjetër, shihet një burrë i mbështjellë me një mantel blu duke dalë nga spitali i shoqëruar nga një ambulancë dhe raportohet se është një burrë që i ka vënë flakën vetes.

Kujtojmë se deri më tani në protesta janë arrestuar mbi 2000 persona. Autoritetet ruse kanë thënë se “shtypja” e protestave është plotësisht e ligjshme.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci