Të fundit

Vuçiq e humb kontrollin për shkak të deklaratës së Stano-s

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet ministrive të jashtëm të Serbisë dhe Rusisë.

“Ne po jetojmë në kohët kur Rusia ka kryer një pushtim jo legal dhe të joligjor të një vendi sovran, të Ukrainës fqinje… Nëse, në këto rrethana, shohim se ministria e jashtme e Serbisë pranon konsultime, konsultime të rregullta, me ministrinë e jashtme të një vendi që kryen agresion kriminal, kjo paraqet një shenjë shumë të qartë të synimit të tyre për të forcuar lidhjet e tyre, për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë. Dhe ky është shkak për pyetje serioze”, ka thënë Stano.

Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian ishte i qartë për partnerët e tij dhe veçanërisht për vendet që janë në proces të anëtarësimit, siç është Serbia, e cila është kandidate. Marrëdhëniet me Rusinë në rrethanat aktuale nuk mund të jenë “thjesht afariste”. Është e pamundur të bashkëpunohet me këtë regjim që bën kaq shumë vepra kriminale dhe krime dhe ne këtë e marrim shumë seriozisht dhe e përcjellim”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së, transmeton Paparaci.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke reaguar në deklaratën e Stano-s, pretendon se ka përgatitur një përgjigje “të prerë dhe të ashpër” për administratën e Brukselit në emër të Serbisë, me të cilën do ta njoftojë publikun më së voni brenda 72 orëve, shkruan gazeta pro-qeveritare serbe “Veçernje Novosti”.

Kjo gazetë pretendon se presidenti i Serbisë është “i tronditur dhe i zemëruar” pas deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano “i cili ka vazhduar ligjërimin e tij anti-serb” duke i thënë se Serbia është nën mbikëqyrjen e BE-së, dhe gjithçka për shkak të nënshkrimit të, siç e quan Vuçiq, “Planit beninj për konsultime” ndërmjet ministrive të punëve të jashtme të Serbisë dhe Rusisë, e cila u nënshkrua kohë më parë në Nju Jork”, përcjell Paparaci.

Sipas kësaj gazete, presidenti serb “është dukshëm i revoltuar” nga deklarata e Stano-s dhe po përgatit një përgjigje “të ashpër”, aq më tepër sepse zëdhënësi i Klubit 27 nuk u deklarua kur “ekstremistët shqiptarë tentuan të vrasin një djalosh serb në Babinmost apo kur të enjten 30 pjesëtarë të armatosur deri në dhëmbë të Ushtrisë së Kosovës pushtuan veriun, thellë në territorin e komunës së Zubin Potokut”.

“Për këtë Stano hesht, por nuk e humbi rastin të kërcënojë Serbinë për shkak të “planit teknik për takime” të shefave të departamenteve të ministrive të punëve të jashtme të Serbisë dhe Rusisë, i cili “nuk përmban asnjë pikë lidhur me aspektet e sigurisë”, ka vazhduar Vuçiq të shprehë nervozizmin e tij i vetëdijshëm se më në fund është mbështetur për muri për shkak të dyfytyrësisë së tij politike./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci