Të fundit

Feraj tenton ta arsyetojë deklaratën skandaloze: Vendit i kam dal zot para Ramushit

Hysamedin Feraj, një nga këshilltarët e Albin Kurtit, që shquhet për deklaratat e tij kontroverse, ka deklaruar se kryetari i AAK-së Haradinaj tash e disa vite, pyet se pse kryeministri i Kosovës shpëtoi i gjallë nga burgu në Serbi, raporton Paparaci.

Feraj, i cili u kyç live në Kanal 10 për ta sqaruar deklaratën e tij skandaloze karshi deputetit Haradinaj, tha se që nga viti 1979 ka filluar t’i dalë zot vendit me çështje kombëtare, madje edhe përpara se kreu i AAK-së.

Megjithatë, Feraj u shpreh se Kurtin e mbrojti nga deklarata e Haradinajt si bashkëluftëtar i shtetndërtimit.

“Nuk kam filluar t’i dalë zot vendit me z.Kurtin. E kam filluar shumë para Ramushit, që nga 1979. E vazhdojë në Kosovë e në Shqipëri. Është çështje që e kam bërë tërë jetën. Unë kam qenë në mërgatë, në Kosovë, në Shqipëri. Kurtin po e mbrojë si bashkëluftëtarë në çështjen e shtetndërtimit të Kosovës”, shtoi ai.

Të hënën, Feraj pyeti se pse deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka qenë komandant i UÇK-së gjatë luftës, nuk po jep përgjigje për mos-vrasjen e tij nga Serbia, por mbeti i gjallë.

Ndërkohë, tha se vëllezërit e tij janë vrarë nga regjimi serb gjatë luftës kurse ai jo.

Për këtë pati reagime të shumta e të ashpra, teksa u kërkua që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga një gjuhë e tillë, kurse kryeministri Albin Kurti të marrë masa ndaj tij.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci