Të fundit

SBAShK-u tregon veprimet e radhës, “zbulon” se kur do ndalet greva

Kryetari i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, Reshit Kurtaj, ka deklaruar se që nga mbledhja e Komisionit parlamentar për arsim nuk janë takuar me krerët Qeveritar.

Ai në një bisedë telefonike për Paparacin se as Qeveria dhe as Ministria e Arsimit nuk i ka ftuar ata në takim që nga ajo kohë.

“Sa i përket takimeve ne deri më tani nuk kemi pasur takime. Takimet e fundit kanë qenë në komisionin parlamentar për arsim zotëri Adrian Gola me bashkëpunëtorët e tij, i cili ka qenë i pranishëm edhe me kryetarët e niveleve komunale dhe prej atij takimi që ka qenë në orët e vona të mbrëmjes takime me përfaqësues qeveritarë nuk kemi pasur. Deri tani kur po flasim nuk na kanë ftuar për ndonjë takim”.

Kushaj duke iu referuar pezullimit të grevës, e më pas pezullimit të mësimit nga ana e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, deklaroi se greva është duke vazhduar dhe po përforcohet edhe më shumë.

“Ndërsa greva është duke vazhduar, madje është përforcuar edhe atje ku kanë lajmëruar se do të fillojnë mësimin për ditën e djeshme, kanë heqë orë nga mësimi janë në grevë si të gjithë tjerët. Pra disa shkolla që kanë lajmëruar nga java e kaluar”, shtoi ai.

I pyetur se kur do të përfundojë greva, kreu i këshillit grevist deklaroi se SBASHK-u është në pritje të Qeverisë për dialog dhe reflektim.

“Ne jemi në pritje që të takojmë Qeverinë, të dialogojmë. Kur ata reflektojnë pozitivisht ne jemi të gatshëm ta ndërprerjejmë, jemi shumë të interesuar ta përmbyllim se ka shkuar shumë gjatë. Por, në rast se Qeveria nuk reflekton dhe nuk na takon ne atëherë ne do të pyesim anëtarësinë përsëri dhe të veprojmë se si na sugjerojnë për veprime të mëtutjeshme”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

"Në VV s'mundesh me pasë mendim privat": Valon Syla flet edhe për 'përzierjen' e fesë në politikë - "Ibrahim Rugova i ka fitu 68% me fotografi të Nënës Terezë e Papa Gjon Palit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci