Të fundit

Mos-transparenca, mbyllen dyert për mediat ku po diskutohet çështja e kazinove

Komisioni për Çështje të Sigurisë ka diskutuar me dyer të mbyllura kur janë përmendur kazinot në Karaçevë.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha ka kërkuar nga mediat që të lirojnë sallën, ku më pas është vazhduar diskutimi me dyer të mbyllura. Në mbledhjen e së martës janë miratuar edhe tri projektligje.

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë kanë miratuar në parim projektligjin për Tubime Publike, Sigurinë Kibernetike dhe për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni ka folur për ikjen e pjesëtarëve të FSK-së nga vendi. Për çka ka propozuar që të kërkojnë informacione nga Ministria e Mbrojtjes.

“Kishte me qenë mirë ne si komision t’ia bëjmë një pyetje me shkrim ministrit, se a është e vërtetë se ka rritje të numrit të pjesëtarëve të FSK-së që po largohen. Dhe si është interesimi i tyre për të konkurruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës?”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari i komisionit Bekë Berisha i cili ka ngritur çështjen e kazinove në Karaçevë, ka kërkuar që të mbyllet komisioni për media.

“Në Karaçevë është paraqitur një problem tjetër… janë hapur kazinot. Si rregullohet ajo punë, MPB-ja ju ka thënë se duhet me thirr KFOR-in se është e përcaktuar. A mundeni të na i lironi sallën se po e mbyllim?”, ka thënë Berisha.

Mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura. /kp

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci