Të fundit

Eliminimi në ”Dance with me” shkaktoi debate në rrjetet sociale

”Dance with me” në spektaklin e dytë përpos fitues të mbrëmjes, pati edhe të eliminuar.

Ishte ish-Missi Arbnora Ademaj që u eliminua, pasi mbeti në trio me dy konkurentë të tjerë, Valon Shehun dhe Igli Zarkën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

 

Por, ky vendim i jurisë duket të ketë shkaktuar debat në rrjet.

Komentuesit në faqen zyrtare të emisionit kanë qenë të ndarë në mendime.

Një pjesë e madhe e tyre, e kanë konsideruar vendimin për largimin e Arbnores si të padrejtë, duke i’u drejtuar për këtë, kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri.

‘Shyqyr që shpetoi ”Dancing with the Stars” [programi konkurent] prej një njeriu si puna e Ilirit. E pamë shumë mirë që Arbnora kërceu më mirë nga të tre edhe ndonjë tjetër që duhet të ishte në sfidë por ju si produksion e keni treguar edhe më parë që kurrë nuk merrni vendimet që duhen”, shprehet një prej komentuesve.

Dikush tjetër e ka konsideruar si turp vendimin ndërsa një prej komentuesve është shprehur i pakënaqur me sjelljen siç cilësohet “arrogante” të anëtares së jurisë, Klaudia Pepa.

Ndryshe, kampionja europiane në atletikë, Luiza Gega u shpall fituese e mbrëmjes së dytë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci