Të fundit

Martesë para luftës, rekrutët e rinj rusë nisen mes frikës e lotëve drejt Ukrainës

Mijëra rekrutë të rinj u janë bashkuar ushtrisë ruse në Ukrainë, të detyruar nga dekreti i ri i Putin. Mes frikës e lotëve u thonë lamtumirë familjarëve teksa nisen drejt një luftë të cilën nuk e kuptojnë. Por para se të nxjerrin armët në fushëbetejë, ka diçka të fundit që duan të bëjnë; të martohen.

Martesë para luftës, rekrutët e rinj nisen mes frikës e lotëve drejt Ukrainës.

Nën sfondin e këngëve të vjetra sovjetike dhe mes lotëve të familjarëve, rezervistët e sapothirrur për t’ju bashkuar luftës në Ukrainë, në qytezën e Bataysk në rajonin e Rostov, u thanë lamtumirën të dashurve të tyre.

Rekrutët u thirrën si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të njoftuar nga presidenti rus Vladimir Putin në një përpjekje për të përmirësuar situatën në frontin e luftës, pas kundërofensivës së suksesshme të Ukrainës.

Pika e rekrutimit në Bataysk gjendet pranë zyrës lokale të martesave në sheshin qendror të qytezës. Disa çifte vendosën që fillimisht të zyrtarizonin lidhjen e tyre, para se të thoshin lamtumirë.

“Ndjesitë janë të shumta..Frikë…pasiguri.. shumë gjëra. Vendosëm të martoheshim pas thirrjes për mobilizim. Nuk e kishim planifikuar”, thotë Andrei, njëri prej tyre.

Pasi u shpallën burrë dhe grua, Andrei dhe Julia puthën njëri-tjetrin, më pas ai u largua për t’iu bashkuar rekrutëve të tjerë. Teksa rezervistët prisnin jashtë, një burrë luajti një këngë të Luftës së Dytë Botërore me fizarmonikë, duke nxitur një miksim të parehatshëm emocionesh e ndjenjash patriotike.

Mijëra burra janë rekrutuar në ushtri pasi ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi se 300 mijë rezervistë do t’i shtoheshin trupave që po luftojnë në Ukrainë. Protestat kundër mobilizimi po zhvillohen në një sërë qytetesh.

Në Siberi, ku një ditë më herët një rezervist qëlloi komandantin lokal në një qendër rekrutimi, një grup protestuesish në qytetin lindor të Yakutsk, kërcyen e kënduan këngë tradicionale në rreth, në shenjë kundërshtie për mobilizimin. Mbi 24 vetë u arrestuan pas demonstratës.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci