Të fundit

Vetëvendosje i mbajti sekret, këto janë rezultatet e plota në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje këtë të diele ka përmbyllur zgjedhjet e brendshme ku zgjodhi kryetarin e ri të kësaj partie dhe udhëheqësit e qendrave. Ndonëse ishin zgjedhje të reja, Lëvizja Vetëvendosje, zgjodhi në krye të saj kryetarin e vjetër.

Albin Kurti fitoi me 98.60 për qind të votave për edhe një mandat në krye të partisë së tij. Kurse, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas dhe Behar Jashari si i Rinisë.

Me kryetarin e vjetër, të rizgjedhur për të udhëhequr partinë, Lëvizja Vetëvendosje mes pakënaqësive të shumta brenda saj, ka shënuar numrin më të vogël të anëtarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, ka mësuar Paparaci nga burime të afërta me LVV-në.

Në qendrën më të madhe të kësaj partie në Prishtinë nga gjithsej 6500 anëtarë sa janë të regjistruar të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 1100 anëtarë.

Siç ka mësuar Paparaci vetëm 5 për qind e këtyre votuesve kanë votuar kundër Arben Vitisë.

Pak ka marrë edhe Armend Muja. Vetëm 350 anëtarë kanë votuar për të në Mitrovicë, ani pse dega e Lëvizjes në këtë qytet numëron afër 5000 anëtarë.

Numër të vogël të votave ka marrë edhe Shpejtim Bulliqi në Podujevë. Nga 5600 anëtarë sa numëron dega e kësaj partie, vetëm 320 kanë votuar për Shpejtim Bulliqin.

Kurse në Lipjan pro Adnan Rrustemit kanë votuar vetëm 300 anëtarë nga gjithsej 3 mijë anëtarë sa numëron dega e VV-së në këtë komunë.

Sipas burimeve të Paparacit në degën e LVV-së në Ferizaj 310 anëtarë të kësaj partia kanë votuar kundër emërimit të Fatbardha Reka Zogajt si kryetare e qendrës.

Kurse, 423 nga gjithsej 4600 anëtarë kanë votuar pro emërimit të saj në këtë pozitë.

Fat më të mirë në grumbullimin e votave nuk ka pasur as tashmë kryetari i kësaj qende, Arsim Ademi.

Për këtë të fundit nga gjithsej 2100 anëtarë sa dega e kësaj partie në këtë komunë, vetëm 207 kanë votuar pro tij.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci