Të fundit

Kurti merr pjesë në funeralin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së mikut të vendit tonë, ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Në një takim të shkurtër, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, Kurti u ka shprehur ngushëllime Kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida dhe bashkëshortes së ish-kryeministrit Abe, Akie Abe.

“Në funeralin shtetëror kanë marrë pjesë mijëra personalitete nga Japonia dhe gjithë globi, përfshirë përfaqësues të Lartmadhërisë së tij Perandorit Naruhito, anëtarë të Qeverisë dhe Parlamentit japonez, si dhe krerë shtetesh dhe përfaqësues të shumë vendeve të botës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Qeverisë, dërguar mediave.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci