Të fundit

Rritja rekord e ꞔmimit të gazit, Rusia fajëson BE-në

Shpërthimet e ꞔmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar kritika të ashpra të BE kundër Rusisë.

Ky vend bëhet përgjegjës për rekorde të reja të ꞔmimit të gazit. BE akuzon, se Rusia po e manipulon ꞔmimin e gazit në tregje.

Kreu i importuesit më të madh të gazit në Gjermani, Uniper, Klaus-Dieter Maubach bën fjalë për “nivele historikisht të larta” për gazin. Edhe tek konsumatorët europianë është rritur shqetësimi, nëse do të mund të paguajnë faturat e energjisë.

Diplomati gjerman dhe ambasador i BE në Moskë, Markus Ederer tha për gazetën moskovite, RBK, se në këtë situatë edhe Rusia do të dëmtohet.

Imazhi i saj si furnizuese e besueshme mund të dëmtohet, nëse krijohet përshtypja, se ky vend nuk do ose nuk mundet të reagojë në rast të nevojave.

Putin: Fajin e ka BE

Por presidenti Putin nuk e shikon fajin për gjendjen aktuale tek Rusia, por tek tregjet ndërkombëtare dhe politika e gabuar energjitike e BE.

Megjithë paralajmërimin e Rusisë, BE ka hequr dorë nga marrëveshjet afatgjata dhe ka shkuar në tregjet energjitike në bursë, ka thënë Putin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Presidentin rus e pranon, se duhet vepruar me shpejtësi.

Symbolbild Ukraine Russland Gaspipeline

“Europa mavijoset pa gazin rus”, shkruan gazeta moskovite “Nevasimaja Gazeta”, kurse media të tjera ruse e ngrenë lart Putinin si shpëtimtarin e mundshëm para “panikut në tregjet e gazit”.

Gazprom mund të ndihmojë, nëse për të nuk bëhet shumë e shtrenjtë, është shprehur Putin, sipas agjencisë së lajmeve dpa. Rusia është e hapur për oferta nga blerës të mëdhenj të BE. Kalimi i gazit tranzit përmes Ukrainës mund të rritej, por për Gazprom kjo do të thotë kosto më të larta.

Agjencia gjermane e lajmeve, dpa e komenton këtë si mënyra e Putinit për të thënë, se gazsjellësi, Nordstream2 që sjell gaz të lirë është gati për këtë.

Por mungon vetëm leja e vënies  në punë nga autoritetet gjermane. Kremlini gjithmonë kujton, se vënia e shpejtë në punë e këtij gazsjellësi do të lehtësonte gjendjen e ꞔmimit të gazit në tregje.

Gjendja e tregjeve të gazit ishte temë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Gazit në Shën Peterburg të premten. Akuzat nga BE se Rusia manipulon ꞔmimin e gazit, “për të mbushur më shpejt gazsjellësin Nordstream2për Rainer Seele, president i Dhomës së Tregtisë së Jashtme Ruso-Gjermane, AHK janë “pa baza dhe absurde”.

Që Gazprom e ofron sasinë për të cilën është rënë në ujdi, e pranoi edhe kancelarja Merkel këtë javë.

 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci