Të fundit

I kërkoi falje publikisht, Britney Spears i reagon nënës së saj

Disa ditë pasi mamaja e saj i kërkoi falje publikisht, Britney Spears ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

Këngëtarja e “Toxic” ka reflektuar për trajtimet e saj mjekësore dhe qëndrimet në “psikiatri” gjatë një postimi në Instagram ku ajo e refuzoi sërish kërkesën për falje nga familja e saj.

“Për 13 vjet, më duhej të takohesha çdo javë me mjekë për të rikthyer të kaluarën time, gjë që përkeqësoi situatën!!!”- u shpreh fillimisht këngëtarja.

“Sa i përket gjithë familjes sime, duke përfshirë vëllain, motrën, kushërirat, hallat, xhaxhallarët, dreqin dhe gjithë audiencën… ose ishin të pavetëdijshëm ose ishin të dehur!!! Unë isha ajo që kishte frikë të lëvizte se e dija që babai im do të më vendoste diku nëse nuk do të bashkëpunoja… edhe në Amerikë, në vendin e të lirëve!!!!” vazhdoi ajo.

40 vjeçarja, pohoi nëse vitet do “kalonin”, babai i saj Jamie Spears, do vazhdonte ta mbante të mbyllur.

“Asnjë person nuk u ngrit për mua !!! Mami kërko faljen tënde dhe ik p*rdhu!!!” përfundoi ajo. “Dhe të gjithë mjekëve, lutem që të gjithë të digjeni në ferr!!!!”- përfundoi Spears.

Reagimi vjen vetëm disa ditë pasi Lynne iu lut publikisht vajzës së saj për falje dhe i kërkoi që të flisnin.

“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde! Kam vite që më vjen keq!” , shkroi 67- vjeçarja.

“Të dua shumë dhe më mungon! Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”– përfundoi Lynne.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci