Të fundit

Top natë për Kosovën: Ballkani rrit numrin e skuadrave të Superligës në Evropë

Ashtu sikurse u shpreh trajneri Ilir Daja, nga fitorja historike e Ballkanit mbrëmë ka përfituar e gjithë Kosova. Me fitoren e therandasve ndaj Sivassporit të Turqisë, Kosova ka shënuar rritje të koeficientit në UEFA.

Sipas përditësimeve të fundit nga “Football-Coefficient” Kosova zë vendin e 33-të, me një rritje të koeficientit nga 10.54 në 11.04. Ndërsa, vetë skuadra e Ballkanit ka arritur një koeficient prej 8.5 pikësh, transmeton Paparaci.

Gjithnjë sipas “Football-Coefficient”, në rast se koeficienti i Kosovës nuk ndryshon më tutje, atëherë në sezonin 2023/24 në Evropë do të marrin pjesë pesë klube kosovare.

Kampioni i Kosovës do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për Champions League, ndërsa tre vendet tjera të tabelës dhe fituesi i Kupës së Kosovës do të garojnë në kualifikimet për UEFA Conference League.

Ballkani shënoi mbrëmë fitoren e parë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës përball Sivassporit, ndërkaq fitoi edhe kreun e Grupit G.

Kampioni i Kosovës ka mbledhur gjithsej katër pikë në grup, ndërsa e presin edhe tre ndeshje tjera për ti zhvilluar. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci