Të fundit

Mësimdhënësit paditin Komunën e Drenasit

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se tashmë në adresë të komunës që drejton ka shkuar padia e parë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Ai ka thënë se rasti konkret të cilin e ka bërë edhe publik është rasti i një lehone të cilës nuk i është ekzekutuar paga.

“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se është i shqetësuar nga një situatë e tillë dhe ka bërë thirrje ndaj Qeverisë që të gjej zgjidhje për ekzekutimin e pagave.

“Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, ka përfunduar Lladrovci.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci