Të fundit

Vuçiq: Nuk kam dashur të flas me Plenkoviqin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se dje në Pragë është takuar me 38 liderë evropianë dhe botërorë.

“Dje kam pasur një takim dypalësh me Pedro Sanchez-in, me Macron-in në tre raste, me Mario Draghin, kam folur edhe me Mitsotakis-in dhe Radev-in, Orban-in, Nehamer-in, me përfaqësuesit e të tre vendeve të Beneluksit, me kryeministrin irlandez, gjeorgjian, kryeministrin dhe presidentin e Azerbajxhanit, kryeministrin suedez, kryeministrin finlandez, kryeministrin polak, presidentin e Lituanisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan”, është “lavdëruar” Vuçiq sot para gazetarëve.

“Tani qëllojani me kë nuk jam takuar. Do ta keni të vështirë ta gjeni. Nuk kam biseduar me Plenkoviqin, edhe pse ai ka provuar diçka”, ka pretenduar presidenti serb, transmeton Paparaci.

Sipas fjalëve të tij, shprehja “orgji në Jasenovc” e përdorur nga deputeti kroat Hrvoje Zekanoviq “flet shumë për politikanët nga Kroacia”.

“Për ta është orgji kur dikush dëshiron të vendosë një kurorë apo një lule që flet për qindra mijëra të vrarë. Nuk ishte orgji të vrisje fëmijë dhe burra, por është orgji të vendosësh kurorë?” ka pyetur Vuçiq dhe ka thënë se Kroacia e ka përjashtuar edhe veten nga furnizimi naftës speciale nga Rusia.

“Ata i dhanë vetes të drejtën të ndihmojnë rusët, por i japin vetes të drejtën shtesë që të mos ia lejojnë këtë Serbisë. Ju mund të bëni gjithçka. Ju i përkisni atij klubi, ne jo. Vetëm mos na thoni se ka lidhje me parimet dhe moralin”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai pretendon se na pret një situatë më e vështirë botërore, por për këtë do të flasë nesër në orën 10:00.

Ai përsëriti se ka presione që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë./Paparaci

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci