Të fundit

Krasniqi, deputetëve të VV-së: Bëni presion qeverisë

Kryetari i PDK-së, deputeti Memli Krasniqi, i ka kërkuar deputetëve të shumicës që t’i bëjnë presion Qeverisë në lidhje me ekzekutimin e pagave për mësuesit.

Gjatë interpelancës së sotme ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënëse, Krasniqi i ka kërkuar deputetëve të Vetëvendosjes që t’i kërkojnë llogari qeverisë.

“Deputetë të LVV-së ju s’jeni qeveria, këta duhet t’ju japin llogari juve, jo ju këtyre, bëni presion”, ka thënë Krasniqi.

“Kemi qenë edhe ne në pushtet, s’jemi pajtuar gjithmonë qeveria me deputet. Ka pasur rast kur deputetët kanë ndikuar që Qeveria t’i ndryshojë qëndrimet se nesër këta mos me u mërzit për juve, a ju duhet të ballafaqoheni prapë me qytetarë e s’di çka doni me ju thanë mësuesve që nuk e dinë se si do të ballafaqohen këtë muaj”.

Tutje deputeti i PDK-së ka thënë se ministri Murati e ka shkelur ligjin duke mos i ekzekutuar pagesat për mësuesit, për muajin shtator, kur ata mbajtën grevë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci