Të fundit

Publikohet foto romantike e Ervis Martinaj, pozon me ish-missin për ditëlindje

I shumërkërkuari nga drejtësia, Ervis Martinaj i njohur ndryshe si “mbreti i lojërave të fatit” është bërë për gati dy muaj kryefjalë e mediave pas zhdukjes së tij misterioze.

Por, së fundmi janë publikuar shumë foto të tij që dyshohet se janë realizuar kohë më parë, si ajo tek klubi i njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”.

Ervis Martinaj pati datëlindjen dhe mbushi 40-vjeç dhe gjatë kësaj feste është publikuar një tjetër foto që ka lidhje pikërisht me ditëlindjen e tij.

Në rrjet po qarkullon një fotografi në të cilën pretendohet se është Ervis Martinaj duke u puthur me një vajzë, që pretendohet se është ish-misi me iniciale E.P.

Nga mbishkrimi sipër fotos kuptohet se është realizuar për ditëlindjen e Ervis Martinajt.

“Gëzuar ditëlindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgojë lutjet e mia çdo natë” shkruhet sipër fotos ku fytyrat e personave janë zënë me shirit të zi.

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci