Të fundit

Zyrtare: I përzgjedhuri i pushtetit emërohet Kryeshef i ri në KOSTT

Bordi i Drejtorëve të Operatorit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka emëruar Evetar Zeqirin, kryeshef të këtij institucioni.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate për media nga KOSTT.

“Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mbledhjen e mbajtur me 6 Tetor 2022, në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri”, thuhet në njoftim.

Paparaci raportoi javën e kaluar për “kurdisjen” e konkursit për Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT-it.

Sipas raportimit të Paparacit të premten e javës së kaluar, Evetar Zeqiri pritej të përzgjidhej Kryeshef Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike pas një procedure të dyshimtë konkurruese.

Kriteret e ulëta të vendosura në procesin rekrutues për Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT-it, një pozite të rëndësishme në sektorin energjetik të vendit, kanë ngritur dyshime për parregullsi dhe favorizime në proces.

Burimet brenda KOSTT-it i kanë thënë Paparacit se kriteri i vlerësimit vetëm me gojë të kandidatëve krijon hapësirë për përzgjedhjen e kandidatit të paracaktuar, i cili dyshohet të jetë Evetar Zeqiri.

“Kjo si mundësi qe te influencohet me lehtë zgjedhja e kandidatit të preferuar pasi poentimi nga bordi mund të behet sipas bindjeve dhe kandidatët që nuk fitojnë nuk do të kenë asnjë bazë për ankesë”, ka thënë ky burim për Paparacin.

Kriteret që ndërlidhet me kualifikimin e kandidatëve, si dhe përvojën e punës mbi pesë vjeçare në pozita udhëheqëse në sektorin energjetik, nuk janë vlerësuar primare në konkurs. Të dy këto kritere vlerësohen vetëm si “përparësi” për kandidatët për kryeshef.

Konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT-it është hapur më 10 gusht dhe afati për aplikime është mbyllur më 9 shtator.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci