Të fundit

Një person i lënduar nga djegia e veturës së zyrtarit në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar nga djegia e veturës së shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së Musa Vitisë në parkingun e QKUK-së në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jetë prekur edhe një automjet përreth.

“Rreth orës 14:45, është raportuar se në parkingun e QKUK-së në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jetë prekur edhe një automjet përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një të lënduar”, ka thënë Borovci.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci