Të fundit

Vlora Çitaku shpërthen në lot

Nënkryetaja e PDK-së, Vlora Çitaku para disa ditësh ka qenë e ftuar në T7.

Ajo ka shpalosur detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

Ndër të tjerash ajo është pyetur edhe për personin e saj më të dashur, dajën e saj, tashmë të ndjerë.

Teksa ka filluar të flasë për të Çitaku në bisedë e sipër është emocionuar duke mos munguar as lotët.

E pyetur se cila është humbja e saj më e madhe në jetë ajo ka folur për raportin e saj me dajën e saj.

“Shumë interesant, dajën nuk e kom veç dajë, edhe shok, ai ka ndiku shumë në rritjen time. Kemi pasë relacion shumë të veçantë. Ditën kur e kemi shpallur pavarësinë dhe e kam nënshkruar deklaratën e pavarësisë unë e kom ndje praninë e tij me mua. Unë e kom hup dajën, por Kosova e ka fitu një hero”, është shprehur Çitaku mes lotësh.

Ajo tutje shtoi se në momentet e gëzimit të madh e ndjen shumë mungesën e dajës, por i jep forcë fakti që ëndrra e tij është përmbushur.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci