Të fundit

Deputetja e LDK-së: VV shfrytëzoi Vasfijen dhe familjen Dehari për kauza të rrejshme

Në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka shfrytëzuar emra si ai i Vasfije Krasniqit, apo edhe familjen e Astrit Deharit.

“Sot dha betimin një deputet i ri, që e zëvendësoi Vasfijën. Çdo respekt për Vasfijen. Është heroinë për mua. Ka me qenë heroinë për mu edhe për votuesit që më kanë votu. Mirëpo, ky ka qenë shfrytëzim i LVV për Vasfijen, realisht. Kur iu duhet Vasfija, e ftojnë edhe e fusin në listë. Kur iu duhet Astrit Dehari, viktimizohen. Kur iu duhet një hoxhë apo një imam, e shtin diku në listë. Kur s’iu duhet, e lëjnë anash. Dhe, ky është shfrytëzim i njerëzve”, ka thënë Bunjaku.

Ajo thotë se i vjen keq për familjen e Deharit dhe thotë se është shfrytëzuar për kauza të rrejshme.

“Unë personalisht nuk kisha dashur që një anëtar të familjes sime të shfrytëzohej për kauza të rrejshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës”,

“Pse nuk po zbardhet rasti i Astrit Deharit”, ka pyetur deputetja e LDK-së.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci