Të fundit

A e dini pse në restorante vendoset majdanoz mbi pjatë, nuk lidhet vetëm me dekorimin

Secilit prej nesh i ka rastisur që kur ka ngrënë të restorant të ketë vërejtur se mbi çdo pjatë të porositur, përveç ushqimit ka pasur edhe një copë majdanozi. Sigurisht që të gjithë e dimë që në shumicën e rasteve ajo vendoset për dekor, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Këshillohet që ta konsumoni ngadalë edhe majdanozin.

Përveç se pastron qiellzën e gojës, majdanozi e freskon gojën dhe neutralizon aromat e pakëndshme të cilat mbeten në gojë pas ushqimit. Freskimi i gojës me përtypjen e majdanozit e ka prejardhjen që nga koha e romakëve të vjetër. Pas ushqimit, ata shpesh kanë përtypur majdanoz dhe që atëherë është bërë traditë vendosja e saj në pjata.

Në majdanoz gjendet përqendrim i lartë i klorofilit dhe pikërisht ai zhduk bakteret në gojë. Ato fillojnë të zhvillohen pas ushqimit, ndërkaq janë shkaktari kryesor i erës së keqe.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci