Të fundit

Kurti i drejtohet Tahirit: “Mjaft më, deputeti me shurdhues!”

Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës ka përplasur kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri. Ky i fundit ka thënë se ky institut do të punësojë militantë dhe publikimet do të jenë të pavlera. Për këtë ka reaguar Kurti, i cili i tha Tahirit “mjaft deputeti me shurdhues”.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancë plenare ka thënë se me nënpunës civil nuk do të arrihet të dokumentohen krimet e luftës në Kosovë.

“Nënpunës civil me tri vjet përvojë pune, 45 që do i punësosh aty, nuk arrijnë të bëjnë këtë punë. Publikimet e tyre do të jenë të pavlera. Funksionimi pranë Zyrës së Kryeministrit do ta bëjë edhe më shumë të pavlerë dhe të pabesueshme. Emrat e atyre njerëzve që i publikojnë këto, nënpunësit civil do ta bëjnë më shumë të pabesueshëm. Prandaj, sot me miratimin e kësaj strukture siç është kështu, është jashtëzakonisht e dëmshme… Punësimi i 45 militantëve në kuadër të këtij institucioni e pamundëson. Ose qe po themi që zyrtarët më të mirë i merrni, jo militantë, prapë nuk janë njerëzit e duhur që të bëjnë këtë punë sepse duhet të kenë grada shkencore ”, ka deklaruar Tahiri.

Më pas ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili deklaroi se Tahiri nuk ka legjitimitet që të marrë fjalën e të flas gjepura.

“Ju porsa treguar se ku e keni mendjen, te punësimi i militantëve, aty e keni mendjen. Këtu bëhet fjalë për vullnet, hulumtim edhe dokumentim të krimeve të Serbisë. Ndërkaq, ju flisni për punësime të militantëve. Në njërën anë e partizoni çështjen dhe dëshironi ta banalizoni me teknikalitete. Vullnetin duhet ta bëjmë institucion dhe prandaj e kemi propozuar këtë gjë. Ju keni qenë vet ministër i Drejtësisë dhe e dimë se çfarë keni bërë. Në këtë kuvend në korrik të vitit 2013, janë amnistuar kriminelët në veri, me mbi 80 vota. Dhe ju keni qenë në atë anë. E kriminelët të cilët në korrikut e vitit 2013, ju më shumë se me 2/3 ju keni dhënë aministinë, ka pasur të tillë që kanë qenë edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj, nuk keni kurrfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu. Mjaft më, mjaft deputeti me shurdhues, mjaft, turp duhet me iu dhënë”, ka deklaruar ai.

Debati mes Kurtit e Tahirit ka vazhduar më tej, ku ky i fundit tha se kryeministri do të hyj në histori që ka hetuar krimet që janë kryer pasluftës në Kosovë.

“Se di ku e ke tërë këtë siklet që e ke propozuar një ligj të tillë. Luftë në Kosovë pas 20 qershorit nuk ka pasur. Kriminelët që kanë kryer krime në cilën do datë, duhet të dalin para drejtësisë, qofshin që kanë vrarë shqiptarë, qofshin serbë. Me qenë objekt i hetimit, zyrtarisht me përcaktua Kosova si datë, është marre për ty. Ty nuk po të konvenon që të bësh një institut që të bëhet një institut që i heton krimet e luftës. Po të konvenojnë disa militantë në zyrën tënde që do i hetojnë dhe dokumentojnë krimet e luftës”, ka vazhduar Tahiri.

Kurti ka vijuar me deklarimin duke kërkuar nga deputeti, siç e quajti me shurdhues, të mos flas për këtë çështje.

“Bëhet fjalë për një ish-ministër të Drejtësisë, i cili këtu ka qenë në anën e amnistimit të kriminelëve në veri. Pra e para është kjo. E dyta, ne themi që instituti është i obliguar të merret me ato që kanë ndodhur edhe paraluftës e që shpien te lufta, e mund të merret edhe me krimet e pasluftës sepse në Ligjin për të Zhdukurit e kemi deri me 31 dhjetor të vitit 2000. Prandaj, ne nuk dëshirojmë që të vijmë në konflikt me atë ligj. Dhe e fundit që desha të them është se një ish-ministër i Drejtësisë që gjithë Kosova e njeh si deputetin me shurdhues do të duhej të pushonte të fliste më krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës, për të cilat jo që nuk ka bërë asgjë, por ka qenë kundër produktiv. E sa për çështjen e Gjykatës Speciale që ka qenë e mundshme të votohet kundër, jemi dëshmi vet ne që jemi në qeveri sot”, ka përfunduar Kurti.

Për këtë ka folur edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Derisa ka kërkuar vëmendjen e deputetëve, dëgjohet kryeministri Kurti teksa thotë se nënkryetarja është e plagosur me shtatë plumba.

“A mundesh me më dëgjua edhe me më marr seriozisht se e di për çka po flas. Kam qenë pjesë e dokumentimeve. A bën me dëgjua bre, a bën veç me dëgjua. Unë kam qenë pjesë e hulumtimeve dhe dokumentimeve, specifikisht me rastin e familjes time, edhe e di se çfarë nënkupton. Çështja e hulumtimin dhe dokumentimit ndërlidhet si njëfar mënyrë dëshmi që jep secili individ. Nuk është hulumtim shkencor, hulumtimi shkencor nënkupton kur mbledhin të dhënat dhe dalin ato të dhëna”, ka deklaruar Bogujevci.

Bogujveci tha se është e padrejtë që të thuhet se në këtë dokument trajtohen krimet deri në vitin 2000

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci