Të fundit

‘Legen’, ‘amebë’: Debat i ashpër mes Bashës së VV-së dhe Kastratit të PDK-së

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.

I pari, në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se Kastrati po ua qanë hallin mësuesve, por se vetë është “plagjiator”, e “hajn”.

“Deputeti Kastrati ka dalë me ua qa hallin këtu mësuesve, fatkeqsia është se vetë tipi është plagjiator. Paramendo me dalë me folë dikush për hajni, në hajni s’mujnë me i thanë hajn, i thonë plagjiator. Paramendo kur vjedh në shkronja, ka bon tipi. I vjedh idetë e tjerve, i shet si të vetat”, tha ai.

Debati më pas vazhdoi nga ulëset e tyre, ku Basha dëgjohet duke i thënë “hajn”.

Më pas, Kastrati dëgjohet duke i thënë “legen”, kurse Basha ia kthen “dëgjoje mësuesin, mso najsen. Legen je ti që ke vjedhë, jo unë”.

Kastrati sërish i përgjigjet, duke i thënë “amebë”.

Deputeti i PDK-së, ka bërë edhe disa gjeste të tjera ndaj deputetit Basha, i cili sërish i drejtohet, duke i thënë “unë nuk kam vjedhë kurrë”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci