Të fundit

Deputeti i VV-së dëshiron të tregojë një anekdotë në Kuvend, por i ndalet fjala

Kuvendi i Kosovës sot ka diskutuar për formimin e Institutit për Krime të Luftës. Deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni, në fjalën e tij tha se e mbështet një gjë të tillë.

Para deputetëve, ai ka deklaruar se krimet e njerëzimit duhet të trajtohen, por ka të tilla që nuk “i përthekon” ky ligj.

“Mos ta zvoglojmë deri atje sa nuk shkon. Ka krime të njerëzimit që duhet të trajtohet, nuk i perthekon Ligji, qysh do të quhet, i krimeve të luftës. Ka edhe forma të tjera të gjenocidit, unë mendoj që duhet ta mbështesim këtë projektligj, t diskutojmë dhe të adaptojmë atje ku është i diskutueshëm dhe mund të korrigjohet. Ndërkohë, të shikojmë çka ka mbet anash”, ta ai, raporton Nacionale.

Ai tutje përmendi edhe një Institut për trashëgiminë historike të burgosurve politikë, për të cilin tha se duhet të bëhet krahas tjetrit.

“Kemi sa e sa fenomene që nuk janë trajtuar fare. Është rrënuar Kosova, janë helmuar të rinjtë nuk e kemi trajtuar sa duhet. Pse të mos i marrim këto pjesë, pjesë, dhe le të jetë kjo e para që është aktuale. Çështjet që na dallojnë le t’i diskutojmë. A nuk do të ishte mirë pot ë konsultoheshim e diskutonim paraprakisht”, tha ai.

Në fund, Hyseni e akuzoi Driton Selmanajn e LDK-së për qëndrim të njëanshëm sa i përket kësaj çështje, fenomen për të cilin, “tha se po i ndjek vazhdimisht”.

Ai tentoi të tregojë edhe një anekdotë, për të cilën u lut që t’i lejohet, por aty iu ndërpre fjala.

“E mbështes dhe e përshëndes edhe diskutimin e kolegut (Driton Selmanajt), mendoj që po na ndodhë kjo. Por, do ta kisha përshendetur taman, si duhet po të mos ishte i njëanshëm. Është fenomen që po na ndjek vazhdimisht. Është një anekdotë, nëse më lejoni ta përfundoj…”, tha ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci