Të fundit

Gërvalla: Liberalizimi i vizave nuk është larg

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk është larg.

Gërvalla thotë se është optimiste sa i përket liberalizimit të vizave, por megjithatë thotë se gjërat edhe mund të ndryshojnë e të ketë surpriza.

“Liberalizimi nuk mund të jetë larg. Unë personalisht jam optimiste, unë gjithmonë besoj në rrjedhjen e mirë të gjërave dhe në anën tjetër edhe ne do të jemi të gjithë të kujdesshëm të mos zgjojmë një pritje të jashtëzakonshme

Unë ju them me përgjegjësi që nuk është larg, por asnjëherë nuk e dim kur në një tavolinë ulen shumë shtete që kanë të drejt t’i shfaqin vendimet e tyre”, tha Gërvalla në televizionin publik.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci