Të fundit

Sa të shpeshta janë akuzat për korrupsion ndaj gjykatësve e prokurorëve?

Deklarimet e tij në seancë nuk dallojnë nga ato që i jep dëshmitari kryesor kundër klientit të tij. Njëjtë si i burgosuri Florim Zekaj, edhe avokati i Rafet Ismajlit, Naim Rudari, mohon se ish-gjykatësi pranoi ryshfet vite më parë.

“Ne kete çështje Rafet Ismajli nuk vërtetohet per asnjë moment me masa te fshehta qe kërkon para apo merr para per te ushtruar ndikim tek kryetari i gjykatës themelore ne mitrovice kete e thotë edhe vete gjykatësi”, tha Rudari.

Paraprakisht një aktgjykim dënues për të u kthye në piken zero nga Gjykata e Apelit.

Por më pas e njëjta u vërtetua, ndonëse siç thotë Rudari, me më pak prova fajësuese.

“Edhe pse paraprakisht ishte anuluar aktgjykimi me prova me pak shfajësuese, ne rigjykim kemi arritur te sigurojmë shume me shume prova shfajësuese, gjykata e vërtetojnë te njëjtin dënim”, shtoi ai.

Njëjtë sipas Zekajt e pësoi edhe ish-polici Blerim Gashi, por mbrojtësi ligjor i tij s’u deklarua për T7.

Por, sa të shpeshta janë rastet kur gjykatësit e prokurorët akuzohen për korrupsion?

Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se “Së paku ne publik ka perceptime se ka korrupsion ne sistemin gjyqësor e prokurorial, prokurori i shtetit shume rralle, janë 2-3 raste qe kane perfundu me aktakzua apo me aktgjykim te formës se prere”.

Si monitorues i sistemit të drejtësisë, Ehat Miftaraj, e sheh problematike edhe parashkrimin e shumë lëndëve.

“Kjo eshte mangësi, eshte problematike e Keshillti Gjyqesor e Prokurorial por me theks te gjyqtaret te cilët edhe pse e dijne se do te parashkruhet nuk marrin hapa te duhur”.

Parashkrime të lëndëve pati edhe ndaj figurave të rëndësishme politike në vend./express

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci