Të fundit

Donika Gërvalla i përgjigjet akuzave të Haki Abazit

Kryediplomatja Donika Gërvalla i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili tha se më shumë ministren e takojnë gazetarët, se sa ai si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Gërvalla ka thënë se këto ditë nuk ka mundur të takohet në komision, për shkak të vizitave të shumta jashtë vendit.

“Nuk e komentoj kolegun tim, Hakiu ka të drejtë të shprehet…Kam takuar Hakiun dhe i kam thënë a mos është moment i mrië të takohemi në komision sepse kam nevojë t’i ndajë zhvillimet e fundit. Edhe tani do ta kisha kërkuar këtë gjë, por të martën është vizita në Austri, pastaj në Gjermani, janë momente që nuk duhet t’i lëmë të ikin”, tha ajo për RTK.

Gërvalla tutje shtoi se disa komente pozitive të deputetëve ndonjëherë e zemërojnë, ndërkaq në rastin e Haki Abazit, do të duhej të dërgonte sinjale.

“Deputeti Haki Abazi është ndër deputetët aktivë, ndër deputetët që politikës së jashtme i japin një ngjyrë shumë të veçantë. Ka deputetë që më zemërojnë me shprehjen më pozitive për mua, ndërkaq në rastin e Hakiut, ndoshta do të duhet të kisha dërguar më shumë sinjale”, shtoi kryediplomatja.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci