Të fundit

Gërvalla u çon mesazh diplomatëve dhe politikanëve të Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka theksuar se me Republikën e Shqipërisë ekziston një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, e që është tradicional, por nuk e ka mohuar faktin se ka mospajtime në çështje të caktuara siç është iniciativa e Ballkanit të Hapur.

“Diplomacia shqiptare ka qenë e angazhuar rreth pavarësimit të Kosovës, rreth njohjes dhe forcimit të shtetësisë kudo. Në këtë sferë nuk ka ndryshuar asgjë. Kemi një temë, e cila nuk është për t’u fshehur e ku nuk pajtohemi – është Ballkani i Hapur dhe është qasja e kryeministrit Edi Rama ndaj kësaj iniciative. Ne mendojmë se me refuzimin e Ballkanit të Hapur kemi pasur shumë të drejtë, sidomos duke pasur parasysh rrethanat gjeopolitike, por edhe brenda një familje vëllezërit dhe motrat nganjëherë nuk e ndajnë të njëjtin mendim”, ka theksuar Gërvalla në “RTK Prime”.

Megjithatë, diplomatja e Kosovës i ka dërguar mesazh të qartë diplomatëve dhe politikbërësve në Shqipëri se rruga Tiranë – Beograd kalon përmes Prishtinës.

”I them koleges sime dhe të gjithë diplomatëve shqiptarë se duhet të jetë e qartë për Tiranën zyrtare, se rruga Tiranë-Beograd kalon nga Prishtina edhe gjeografikisht edhe politikisht. Nganjëherë e kam përshtypjen që kjo duhet theksuar. Sidoqoftë, përkushtimi i diplomacisë së Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën në përmirësimin e gjendjes së saj ndërkombëtare është i pandërprerë”, është shprehur Gërvalla.

Ajo ka thënë se në interes të rajonit dhe në interes të zvogëlimit rus në Ballkanin Perëndimor është shfuqizimi i iniciativës së Ballkanit të Hapur.

“Kosova është shumë e vendosur deri tani (për ta refuzuar Ballkanin e Hapur, v.j.) sepse s’kemi parë argument që ta shfuqizojnë. Iniciativa e Ballkanit të Hapur e dëmton jo vetëm Kosovën por rajonin e Ballkanit në përgjithësi, ky është qëndrimi ynë, të cilin e ndajmë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Republika e Shqipërisë ka vendosur ta ndjekë politikën e saj. Jeta është e gjatë dhe diku në mes do të takohemi dhe do t’i qahemi njëri-tjetrit se kush ka pasur të drejtë dhe kush të padrejtë. Por kjo nuk do të thotë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë të jetë i mangët. I keni parë marrëveshjet dhe tempon e jashtëzakonshme të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë. Kemi kaluar nga fjalët në vepra. Të vetmin konflikt që e kemi me Shqipërinë është tema e Ballkanit të Hapur, nuk shoh konflikte të natyrave tjera. Nuk është në interes tonin që të krijojmë konflikte artificiale”, ka nënvizuar Gërvalla.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci