Të fundit

Kurti ia hapi dyert UNMIK-ut, paraardhësit e tij kërkonin mbylljen e këtij misioni

Më 11 tetor, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një veprim që është në kundërshtim, jo vetëm me angazhimin e tij politik gjatë dy dekadave, por edhe me qasjen e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Së pari, Albin Kurti zhvilloi takim me shefin e UNMIK-ut, Zanin, edhe përkundër faktit se gjatë gjithë karrierës së tij politike, ai ka kundërshtuar në shumë forma prezencën në Kosovë të misionit të OKB-së.

Në njërën prej protestave, ajo e vitit 2007, ishin vrarë dy protestues, Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Një vit pas asaj proteste, Kurti akuzonte krerët e këtij misioni si urdhërdhënës të vrasjeve. “Nuk mund të thuhet se sistemi i drejtësisë ka dështuar, për shkak se ai as që ka provuar e as që ka tentuar të zbatojë drejtësi për demonstratën e 10 shkurtit. UNMIK-u nuk do që të zbardhet e vërteta, sepse do të zbuloheshin edhe krerët e UNMIK-ut si urdhërdhënës të këtij krimi”, kishte thënë Kurti.

Së dyti, vendimi i Kryeministrit Kurti për ta takuar shefin e UNMIK-ut, Tahir Zanin, është në kundërshtim të plotë me qëndrimin e deritashëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për raportin e ri që duhet të ndërtohet ndërmjet shtetit të ri dhe OKB-së.

Ish – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në korrik të 2015-es, kishte kërkuar nga OKB-ja që ta mbyllin UNMIK-un dhe të mos shpenzonin para kot. Kërkesa e institucioneve të Kosovës mbështetej në faktin se UNMIK-u nuk ka kompetenca në Kosovë dhe se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, të pranuar nga shumica e shteteve të botës.

Disa vite më vonë, Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte ndërprerë zyrtarisht komunikimin e Qeverisë së Kosovës me UNMIK-un. Përveç kësaj, Qeveria e Kosovës nuk e njihte UNMIK-un si strukturë përfaqësuese në Kosovë.

Në atë kohë, këshilltari politik i Haradinajt, Halil Matoshi, kishte deklaruar se në parim shkëputja e komunikimit me UNMIK-un ka ndodhur “më 17 shkurt 2008, kur Kosova është shpallur shtet Sovran dhe i pavarur, si dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, duke u bërë entitet juridiko-politik i pranuar ndërkombëtarisht”. Por, sipas tij, qeveria e Haradinajt tashmë edhe praktikisht ka shpëputur komunikimin me UNMIK-un.

“Së fundmi, në qeverinë Haradinaj, praktikisht edhe komunikimi i kurtoazisë është shëkputur, për arsye se objektivisht, synimet e Kosovës janë rrugëtimi euroatlantik dhe anëtarësimi në BE dhe NATO dhe ne nuk e shohim asnjë interes që Kombet e Bashkuara t’i përfaqësojë një strukturë që quhet UNMIK. Praktikisht, Qeveria e Kosovës më nuk e njeh një strukturë të tillë në vendin tonë”, deklaronte Matoshi.

Është bërë e zakonshme shpërputhja e veprimeve të Kurtit si Kryeministër me Kurtin opozitar.

Rasti i takimit me shefin e UNMIK-ut, misionit që Kurti e ka kundërshtuar përmes protestave, nuk është i vetëm. Sapo kishte marrë detyrë, Kurti e kishte pritur në takim edhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë, EULEX-it, Lars Gunnar Ëigemark. Edhe ndaj këtij misioni, Kurti ka organizuar aksione dhe protesta.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci