Të fundit

Kështu pritet të rreshtohen “Dardanët” ndaj Gjeorgjisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshje si vendase kundër Gjeorgjisë, e vlefshme kjo për xhiron e shtatë të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” dhe Gjeorgjia bëjnë pjesë në Grupin B të këtyre kualifikimeve, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Spanjës, Suedisë dhe Greqisë, përcjell KosovaPress.

Në këtë ndeshje, të dy kombëtaret rikthehen nga humbja, ku Kosova së fundmi pësoi humbje nga Suedia me rezultat 3:0, kurse Gjeorgjia rikthehet nga humbja 2:0 kundër Gjeorgjisë.

Kosova dhe Gjeorgjia janë përballur vetëm një herë mes vete, ku në shtator të këtij viti “Dardanët” regjistruan fitore minimale 1:0.

Të dy trajnerët priten që ketë ndeshje ta startojnë me formacionet më të mira, dhe ato të mundshmet i gjeni më poshtë.

Kosova (4-4-2): Muric; Hadergjonaj, Rrahmani, Aliti, Domgjoni; Rashani, Loshaj, Dresevic, Bytyqi; Rashica, Muriqi

Gjeorgjia (4-2-3-1): Loria; Kakabadze, Khocholava, Dvali, Giorbelidze; Aburjania, Kankava; Kvaratskhelia, Chakvetadze, Lobzhanidze; Mikautadze

20:45 Kosova – Gjeorgjia (Stadiumi Fadil Vokrri)

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci